
Partia opozitare LSDM publikoi në faqen e saj në Facebook një video të një shpërthimi, për të cilin pretendon se ka ndodhur në oborrin e një pjesëtari të MPB-së, përkatësisht në oborrin e personit M.B., i cili, sipas tyre ka lidhje me kryeministrin.
“Pse po i fshihet kjo publikut? Cila është prapavija?”, pyet LSDM-ja në postimin në Facebook, duke paralajmëruar se të nesërmen do të publikojë detaje të reja që u janë dorëzuar nga sinjalizues.
Rasti është regjistruar edhe në buletinin e Ministrisë së Brendshme.
“Më 16.08.2026, rreth orës 02:35, në SPB Shkup, K.B. (70) nga Shkupi ka raportuar se në fshatin Bardhovcë, Shkup, drejt shtëpisë së tij është hedhur një objekt, i cili ka shkaktuar shpërthim dhe ka dëmtuar shkallët e hyrjes së shtëpisë, është thyer një dritare, ndërsa më pas janë dëmtuar edhe një automjet, porta dhe objekte të tjera. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit” informoi MPB.



