LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët

Partia maqedonase në opozitë LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se “Qeveria e Hristijan Mickoskit po shijon luksin mbi kurrizin e popullit”. LSDM e akuzon Mickoskin se i poshtëron punëtorët.

“Për qeverinë ka fruta luksoze, udhëtime luksoze, automjete luksoze, ndërsa punëtorët nuk mund të sigurojnë bukë, vezë, qumësht e mish për familjet e tyre për një muaj të tërë.

Nuk mund të ketë para për aeroplanë, papaja dhe mango për qeverinë, e të mos ketë para për paga më të larta për punëtorët. Standardi i jetesës së qytetarëve është në rënie, çmimet janë rritur dhe për të mbuluar shportën bazë sindikale duhen tashmë tre paga minimale. Më e pakta që meritojnë punëtorët është një pagë minimale e drejtë prej 500 euro për një jetë dinjitoze, por kjo qeveri po e vë në dyshim këtë”.

“Në vend të shpenzimeve të kota, qeveria duhet të sigurojë para për rritjen e pagës minimale, përmirësimin e kushteve të punës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve. Punëtorët meritojnë një jetë dinjitoze, jo mjerim dhe poshtërim!”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close