LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Mickoski po tregon se nuk ka kapacitet shtetëror, është koha të piqet politikisht

Nga LSDM, kanë reaguar ndaj kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Nga atje kanë thënë se lideri i VMRO-së, ka treguar herë pas here se nuk ka kapacitete shtetërore apo ndjenjë elementare të shtetësisë, veçanërisht për çështjet e interesit më të lartë shtetëror dhe kombëtar. Sipas tyre, deri më tani, gjatë gjithë procesit, të gjitha pretendimet e rrejshme të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së janë fundosur.

“Është treguar se Qeveria dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski në vazhdimësi i janë përmbajtur qëndrimeve shtetërore për bisedimet me Bullgarinë në çdo aspekt dhe mbrojnë interesin kombëtar dhe identitetin kombëtar maqedonas. Ne premtuam se do të luftojmë për të ruajtur vijat e kuqe kyçe që i përsërisim prej muajsh, të cilat janë miratuar në Kuvend dhe këtë po e përmbushim plotësisht. Gjuha e pastër maqedonase dhe çështjet historike jashtë kornizës, ky ishte qëndrimi shtetëror në propozimin e ri të modifikuar”, thanë nga LSDM.

Nga atje shtuan se detajet e propozimit që është dorëzuar dje pasdite do të publikohen plotësisht sot, ne po e realizojmë atë që kemi premtuar, se do të ketë një proces të gjerë konsultimi kur të kemi një propozim që është i denjë për një debat të tillë.

Në fund LSDM tha se Qeveria bëri diplomaci dhe kur erdhi koha, ajo doli në mënyrë transparente dhe e gjithë kjo është rezultat i strategjisë dhe qëndrimeve të mira të përcaktuara qartë nga kryeministri Kovaçevski. “Në konsultime duhet të tregohemi edhe më të mençur, për ta përmbyllur këtë proces, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe brezave të ardhshëm”, thonë në fund nga LSDM.

Related Articles

Back to top button
Close
Close