LajmeMaqedoniTopLajm

LSM do të kërkojë dorëheqjen e deputetëve që nuk do ta votojnë amendamentin për rritjen e pagave

Sindikata e Maqedonisë vendosi 14 karrige para Kuvendit dhe 8 kartonë të verdhë për deputetët që janë pjesë e Komisionit për financim të buxhetit.

Ata kërkuan të votojnë propozim-amandamentin për rritje lineare të pagave të punëtorëve për 2.806 denarë.

“Do të kërkojmë publikisht dorëheqjen e atyre deputetëve, me emër e mbiemër, sepse nëse ngrenë dorën për “jo”, do të thonë se nuk janë për punëtorin dhe nuk janë për popullin në këto kohë të vështira. Andaj, kolegë deputetë, merreni seriozisht punën tuaj, punëtori maqedonas pret që sot të votoni amendamentin e LSM-së për rritjen e pagës për 2806 denarë për të gjithë nga 1 korriku”, tha kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.

Dimovski tha se greva do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close