LajmeMaqedoniTopLajm

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Nga sot ka nisur aksioni shtatëditor i punës, i cili do të zgjasë deri më 22 korrik 2026, në bashkëpunim mes Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe Ndërmarrjes Publike “Maqedonia Pat”, në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit për angazhimin në punë të personave të dënuar. Ata do të ndihmojnë në mirëmbajtjen e higjienës së rrugëve magjistrale dhe rajonale në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Në aktivitetin e sotëm inspektim në terren kryen zëvendësdrejtori i NP “Maqedonia Pat”, Aleksandar Shukovski, si dhe Jovan Petrov dhe Lupço Nastoski nga Kabineti i Drejtorit të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov.

Në këtë aksion pune janë përfshirë disa institucione ndëshkuese-korrektuese, përkatësisht: Burgu i Idrizovës, Burgu i Shtipit, Burgu i Prilepit, Burgu i Kumanovës, Burgu i Manastirit, Burgu i Shkupit, Burgu i Gjevgjelisë, Burgu i Strumicës dhe Burgu i Strugës.

Personat e dënuar të angazhuar në pastrimin e rrugëve magjistrale dhe rajonale punojnë në afërsi të institucioneve ndëshkuese-korrektuese ku vuajnë dënimin e tyre dhe gjatë gjithë kohës janë nën mbikëqyrjen e pjesëtarëve të policisë së burgjeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close