LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Menaxhojmë krizën,VMRO-DPMNE tenton ta bllokojë

Përplasjet në mes dy partive më të mëdha në bllokun politik maqedonas sa vinë e shtohen sidomos pas bllokimit të Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së. Sipas LSDM-së deputetës së kësaj partie Daniela Markoska, ka ardhur koha kur qytetarët do të duhet ti kuptojnë politikat antiqytetarë dhe anti kombëtare të VMRO-DPMNE-së.

“VMRO-DPMNE-ja dhe Hristijan Mickovski ishin kundër rritjes së pagës minimale, ishin kundër rritjes së pensioneve, ishin kundër projektit “TVSH IME” dhe ishin kundër subvencionimit për Bujqit. Nga kjo sjellje anti kombëtare VMRO-DPMNE nuk dorëzohet, dhe në vend që të jenë konstruktiv dhe të ofrojnë bashkëpunim, deputetët e VMRO-DPMNE-së po tentojnë ta bllokojnë Kuvendin dhe të frenojnë sjelljen e ligjeve të rëndësishme të cilat janë në të mirën e qytetarëve.”, tha Daniela Markoska, deputete e LSDM-së.

VMRO- DPMNE: LSDM dhe BDI dëshmojnë se s’punojnë për qytetarët

Por nga ana tjetër nga i menjëhrshëm ka qenë reagimi i VMRO-DPME-së të cilët kanë akuzuar LSDM-në dhe BDI-në se për këto vite deri sa janë në pushtet në disa raste kanë dëshmuar se punojnë vetëm për xhepat e tyre dhe jo për interesin e qytetarëve.

“Bllokada aktive vazhdon, dhe VMRO-DPMNE do të kundërshtojë çdo gjë që nuk është në favor të qytetarëve dhe çdo gjë që nuk është e nevojshme për shtetin, që do të thotë barrë në buxhet apo përfitim të LSDM-së dhe BDI-së. VMRO-DPMNE ofron një pako që është në interes të qytetarëve. Prandaj propozon ekspertë të cilët mund të ndihmojnë në fusha kyçe, por edhe caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, të cilat meqë ra fjala mund të mbahen me ligj të ndryshuar me një zonë zgjedhore si një nga kërkesat në marrëveshjen e koalicionit mes LSDM-së. dhe partnerët e tyre më të vegjël.”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE vazhdojnë të inkurajojnë kryeministrin Kovaçevski të dialogojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet sipas tyre duhet të mbahen sa më shpejtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close