LajmeRajon

Me mesazhe të qarta, përfundon protesta e fermerëve para Ministrisë së Bujqësisë (VIDEO)

Ka përfunduar protesta e fermerëve kosovarë të qumështit para Ministrisë së Bujqësisë.

Kërkesat e fermerëve ishin të qarta, të rifillojë menjëherë grumbullimi i qumështit, të bëhet publikimi urgjent i rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore, dhe të kthehen çmimet e mëparshme të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave, transmeton Klankosova.tv.

Pos tjerash, fermerët kanë kërkuar takim urgjent me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Armend Mujën lidhur me këtë çështje.

Nëse takimi dhe kërkesat e tyre nuk realizohen, fermerët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close