
Sot shoqëria e projektimit “LORANI PROEKT” dorëzoi draftin pre-eleminarë të projektit themelorë infrastrukturorë për ndërtimin e parkingut në kampusin spitalorë të “Spitalit Klinik” të Tetovës. Një dokument voluminoz, i thuktë i punuar me shumë profesionalizëm.

“ Na ngelet modaliteti i buxhetimit të të njëjtit. Njëkohësisht do ta dërgojmë të njëjtin në Odat Ekonomike të RMV-së për kompanitë që duan të kontribojnë për Tetovën. Ndërsa pjesën e ko-financimit do ta realizojmë vetë. Duke bërë transparencë në çdo qindarkë.
Falenderimi i takon Zotit që na i hapi rrugët, pas një pune konsistente 11 mujore, të fillojmë të i shohim rezultatet.
Pas ndërtimit do të bëhet edhe instalimi i aparaturës digjitale të cilën tashmë e kemi siguruar me mjetet tona të kursimit.
Falemnderit Veton dhe grupit të punës që u angazhuan për muaj të tërë. Jeni kampion. “- Shkruan Armend H. Fazliu në fb.




