LajmeMaqedoni

Bekim Berisha: Kur BDI ishte në qeveri eksponent të VLEN-it shisnin moral, ndërsa cak nga padroni kishin Artan Grubin

Në veprën e tij “On the Genealogy of Morality” (Mbi gjenealogjinë [prejardhjen] e moralit), Nietzsche thotë kështu: “Revolta e skllevërve në moral fillon kur vetë pakënaqësia bëhet krijuese dhe lind vlera…”!

Pra, Nietzsche këtu e ka fjalën për njerëzit e dobët në aftësi dhe intelekt. Ata flasin për moralin, me të vetmen arsye: vetë ata janë të paaftë për të vepruar dhe përparuar.
Në rrethanat tona, do të kthehesha në periudhën kur BDI ishte në Qeveri dhe eksponentët e VLEN-it shisnin moral çdo ditë për “korrupsionin” te BDI-ja. Cak i preferuar (mbase edhe i porositur nga padronët e tyre sllavë) ishte Artan Grubi.
Ju kujtohen akuzat ndaj Artanit lidhur me lotarinë dhe me lojërat e fatit?! I hapën edhe lëndë, e cila, edhe pas më tepër se një viti, ngelet pa u zgjidhur, për një arsye të thjeshtë: nuk ka asgjë të kundërligjshme te vepra për të cilën Artani po akuzohet. Fundja, Artan Grubi, në mbledhjen e Qeverisë ku është sjellë ligji për lojërat e fatit, ka qenë vetëm kryesues i mbledhjes. Nëse Artan Grubi duheshka të hetohet, pse nuk hetohen edhe ministrat të cilët e votuan atë ligj?!
Por, e nisa me Nietzsche-n dhe teorinë e tij mbi “moralitetin” e rrejshëm, sepse mu aty edhe qëndron problemi.
“Gabimi” i vetëm i Artan Grubit dhe BDI-së është ai që, gjatë 24 viteve në skenën politike, kurrë nuk e përdorën fenë për të përfituar vota. Nga ana tjetër i kemi këta hyzmeqarët e VMRO-së, të cilët herë e shpallin veten për profetë e herë për shokë e bashkëudhëtarë të profetëve.
Dhe çfarë ndodhi në momentin që dikush i mori në pushtet?! Po lexojmë se si mbi 1.200.000 denarë, të holla nga lojërat e fatit, kanë shkuar në xhepat e eksponentëve të VLEN-it. Të njëjtit ata të cilët na jepnin ligjërata mbi hallallin dhe haramin, tani nuk hezitojnë të financohen nga burimi të cilin e quanin haram!!
Ka një rregull në psikologji që quhet projeksioni, ku njeriu ia atribuon dikujt tjetër mendimet, impulset apo ndjenjat që i posedon vetë, por nuk i pranon te vetja. Këta janë pra eksponentët e VLEN-it. Te Artani i shihnin dëshirat e tyre, lakminë e tyre, dhe këtë nuk mund ta pranonin për një arsye të vetme: ata ishin të vetëdijshëm se nuk i posedonin aftësitë e Artan Grubit.
Çdo ditë shoh nëpër rrjete sociale e bile edhe nëpër biseda me shokë se si njerëzit po vijnë në përfundim se Artan Grubi dhe BDI ishin në vijën e duhur, por që lakmia dhe “revolta e skllevërve” bëri që shqiptarët të mashtrohen me premtimin për diçka më mirë e më “hallall”!!

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close