
Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë synim të përbashkët, perspektivën evropiane të qytetarëve të dy vendeve,ka deklaruar Ministri i drejtësisë z.Krenar Lloga në një postim ne profilin e tijë,pas takimit me Zëvendëskryeministren e Kosovës, Emilija Rexhepi.
Dy vendet tona kanë përparim të theksuar në sfera të ndryshme, si dhe fusha me interes në të cilat mund t’i shkëmbejnë përvojat dhe të arriturat e deritanishme. Kjo u theksua në takimin që Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi me Zëvendëskryeministren e Kosovës, Emilija Rexhepi.
Maqedonia e Veriut është një hap para hapjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian, si dhe ka shënuar progres në shumë fusha për çka Ministri Lloga potencoi se përvojat tona do të jenë mbështetje dhe lehtësim për Kosovën në këtë rrugëtim. Ndërkaq, Republika e Kosovës njihet si shembull pozitiv i suksesit në digjitalizimin e gjyqësorit, proces ky që në vendin tonë pritet të intensifikohet gjatë periudhës në vijim.



