
Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka raguar për emrimin e gjeneralit maqedonas Sashko Lafçiskit në krye të shtatmadhërisë së Armatës së Maqedonisë së Veriut duke shkruar se kur një shqiptare nuk i plotëson kushtet ligjire për drejtoresh (Revizore e IPA Fondeve) ajo shkarkohet, kur një maqedonas nuk i plotëson kushtet ligjore ai bëhet Shef i Shtatmadhërisë së ARM-ës!, shkruan Top24
Kur një shqiptare nuk i plotëson kushtet ligjire për drejtoresh (Revizore e IPA Fondeve) ajo shkarkohet, kur një maqedonas nuk i plotëson kushtet ligjore ai bëhet Shef i Shtatmadhërisë së ARM-ës!
Paradokset në këtë shtetin tonë të quajtur Maqedoni e Veriut bëhen normale sidomos e sidomos kur komuniteti shumicë duhet të bëj “përzgjedhjen” e tij.
Sashko Lafçiskit nga gjeneral brigade “u rrit” në gradën gjeneral-major dhe u emërua në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, nga ana Presidentës Gordana Siljanovska-Davkova, e kjo ka ngjallur shumë reagime në opinionin e përgjithshëm e veçanërisht në armatë, ama kjo kalon shpejt sepse ai e zuri vendin e një shqiptari që sipas meritave profesionale dhe kushteve ligjore duhej të ishte gjeneral Besnik Emini.
z. Lafçiski nuk i plotëson kushtet e duhura për qenë në këtë pozitë, përkatësisht është katër nivele më poshtë nga standardet e kërkuara për shef të shtatmadhërisë.
Nuk reagoi as LSDM, as VMRO, as LEVICA as ZNAM, thua pse? *



