LajmeRajon

Deklarimi skandaloz i ministres serbe, Haradinaj: Veç sa na e forcon vetëdijen kombëtare, Kosova mbetet fundi i Serbisë

Një deklarim skandaloz e ka bërë ministrja serbe Snezhana Paunoviq, e cila ka thënë se “po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit më 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën”.

Lidhur me këtë ka reaguar, Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se, Kosova kurrë s’ka qenë zemra e Serbisë, por ka qenë dhe mbetet fundi i saj.

Postimi:

Kosova kurrë nuk ka qenë zemra e Serbisë. Kosova ka qenë dhe mbetet fundi i Serbisë dhe kapitullimi i saj.

Kjo gjuhë millosheviçiane vetëm sa e forcon vetëdijen tonë kombëtare si një komb i lirë dhe i gatshëm ta mbrojë këtë shtet dhe këtë liri nga mendësia gjenocidale, e cila shihet që është bartur brez pas brezi.

Kosova është zemra e secilit shqiptar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close