LajmeSport

Liverpooli befasohet në shtëpi, mposhtet nga Brightoni

Pas 36 vjetësh Liverpooli u mposht sërish nga Brighton në Anfield Road në një ndeshje ku të kuqtë gjatë gjithë 90 minutëshit e goditën vetëm një herë portën dhe në fund u dorëzuan me rezultatin minimal 0-1 duke pësuar një disfatë që i largon akoma më shumë me City-n kryesues dhe ja bën akoma më të vështirë misionin për të mbrojtur titullin. Me shumë mungesa skuadra e Klopp nuk ja doli të shënonte për të tretën ndeshje rresht në Anfield me golin që është kthyer në një “mallkim” për Liverpoolin në ndeshjet shtëpiake. Në këtë duel për të kuqtë u ndje padiskutim mungesa e Sadio Mane, ndërkohë që golin që vendosi triumfin e Brighton e shënoi kolumbiani Alzate në minutën e 56-të. Në Premier League e mërkura ishte java e skuadrave udhëtuese pasi edhe Everton e Ëest Ham triumfuan në transfertë respektivisht ndaj Leeds me rezultatin 1-2 dhe Aston Villas me shifrat 1-3.

Related Articles

Back to top button
Close
Close