BotaTopLajm

Pas Italisë, vendos edhe Belgjika: Personat mbi 55-vjeç nuk do të vaksinohen me AstraZeneca

Pas Italisë edhe qeveria belge ka njoftuar se vaksina AstraZeneca kundër COVID-19 duhet t’u jepet vetëm njerëzve nën moshën 55-vjeçare.

Ky është rekomandimi i fundit i një vendi anëtar të Bashkimit Evropian që miraton një vaksinë me kufizime të tilla, duke përmendur të dhëna të pamjaftueshme për efektivitetin te të moshuarit.

Rregullatori i ilaçeve të BE-së ka aprovuar vaksinën Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit shtet anëtar të përcaktojë politikën e vaksinimit, kujton theguardian.

Gjermania, Franca, Austria dhe Suedia kanë rekomanduar tashmë që kjo vaksinë të kufizohet në nën moshën 65-vjeçare. Mbretëria e Bashkuar ka përdorur vaksinën, të prodhuar nga AstraZeneca, një kompani farmaceutike britanike-suedeze, në një program të imunizimit masiv për javë të tëra.

 

 

 

Sidoqoftë, AstraZeneca është përfshirë në polemika politike. Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i BE-së, kishte një mosmarrëveshje me AstraZeneca javën e kaluar pasi kompania tha se nuk mund të jepte dozat e pritshme në kohë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close