LajmeSport

Lista e FIFA-s: Kosova shënon ngritje për 7 vende, Shqipëria e 61-ta

FIFA ka konfirmuar ngritjen historike të Kosovës në renditjen e shteteve, pas përditësimit të fundit.  “Dardanët” nga pozita e 91-të janë ngritur në pozitën e 84-të në renditje,  pra shtatë vende, që shënon një rekord historik për Kosovën.

Ky ishte njëherësh rezultati më i mirë që ka arritur ndonjëherë Kosova në historinë e saj, diçka që mori jehonë nga FIFA.

Kjo vjen falë performancave të shkëlqyera që Kosova ka treguar në kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Kujtojmë se Kosova barazoi pa gola 0-0 ndaj Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Suedisë në Geteborg. Në ndërkohë ngritje të madhe ka pasur edhe Shqipëria, të cilët nga vendi i 66-të kanë kaluar në vendin e 61-të, pas fitores historike ndaj Serbisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close