
Drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani tha se, është ironike se si BDI paraqitet si mbrojtëse e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që siç thotë, për ta ruajtur kontrollin e saj politik, lejoji goditjen e këtij ligji, përcjell TV21. Osmani tha se, BDI dhe nëntoka e saj kanë nxitur kontestimin e ligjit për gjuhët vetëm për të frikësuar votuesit shqiptarë dhe për t’i fshehur dështimet e tyre, ndërkohë që, e akuzoi BDI-në që, çështjet kombëtare i ka përdorur për qëllime elektorale. Sa i përket ligjit për gjuhët, Granit Osmani tha se ashtu siç është do të mbetet dhe për këtë, BDI nuk ka aspak merita.
“Telallet e Puckos sulmojnë gjuhën shqipe!
BDI-ja jo vetëm që ka qenë përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por paradoksalisht është edhe sponsorizuesja kryesore e kundërshtimit të tij përmes strukturave të saj të fshehta dhe njerëzve të infiltruar në institucione. Për interesa të ngushta politike dhe për të sulmuar partite shqiptare në qeveri, BDI dhe nëntoka e saj kanë nxitur kontestimin e ligjit, duke e përdorur këtë si mjet për të frikësuar votuesit shqiptarë dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga dështimet e saj, pasi për dy dekada nuk arriti të funksionalizojë marrëveshjet e arritura!
Për vite me radhë, BDI ka manipuluar me çështjet kombëtare, duke i përdorur ato për qëllime elektorale, ndërsa në prapaskenë ka punuar kundër interesave të shqiptarëve, vetëm për të mbajtur pushtetin. Tani, kur Ligji për Përdorimin e Gjuhëve po pret interpretim nga Gjykata Kushtetuse në pikëpyetje, është ironike që BDI-ja paraqitet si mbrojtëse e tij, kur në realitet ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka lejuar dhe nxitur goditjen e këtij ligji, me qëllim që të sulmojë koalicionin shqiptar dhe të ruajë kontrollin e saj politik, sepse jeta në opozit po ju duket e papërballueshme.
Kjo nuk është e gjitha, nuk keni parë asgjë akoma “telenovela e krimit” sapo ka filluar! Deri kur do të përpiqeni të fshiheni pas çështjeve të ndjeshme dhe të shtireni sikur jeni shqetësuar? Juve nuk ju kanë interesuar dhe nuk ju interesojnë aspak çështjet kombëtare! Shqetësimi juaj i vetëm është mbijetesa politike dhe mbrojtja e klanit tuaj të korruptuar. Kjo po dëshmohet çdo ditë”, tha Granit Osmani.



