LajmeSport

Liga e Kampionëve, këto janë ndeshjet e ditës së sotme

Gara më presitgjoze evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve do të vazhdojë sot më ndeshjet e rrethit të dytë nga grupet A,B,C dhe D.

Vëmendja kryesore pa dyshim se do të jetë te ndeshja e Grupit C ku në stadiumin “Allianz Arena” do të ballafaqohet dy gjigantët evropiane, Bayern Mynih dhe Barcelona, transmeotn KosovaPress.

Të dy ekipet kanë nga tre pikë pasi fitoreve në ndeshjet e para kundër Interit, përkatësisht Viktoria Plzenit dhe sot të kërkojnë ta marrin kryesimin e këtij grupi.

Sfidë tjetër mjaftë interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Liverpoolit dhe Ajaxit në kuadër të Grupit A. Skuadra e Jurgen Klopp u turpërua nga Napoli në ndeshjen e parë duke u mposhtur me rezultat 4-1 andaj do të kërkojë të këndellet dhe ndaj holandezëve i nevojiten vetëm tre pikë.

Ajaxit nga ana tjetër triumfoi ndaj Rangers me rezultat 4-0 dhe e kryeson grupin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close