LajmeSport

Adoleshenti i Bayernit, “mrekullia” që mund të bëjë të harrohet Lewandowski

Bayerni i Mynihut nuk e ka nisur mirë sezonin në Bundesligë. Bilanci i bavarezëve është tri fitore dhe po kaq barazime.

Në tri ndeshjet e fundit mori tri pikë në total. Kjo situatë ka krijuar pak tension në dhomat e zhveshjes bavareze. Por jo gjithçka është një lajm i keq në skuadrën gjermane. Kampionët e Bundesligës po i gëzohen një prej blerjeve të fundit dhe më të çmuara: të riut Mathys Tel.

Bayern e mori adoleshentin Tel në korrik nga Rennes. Të shtunën e kaluar, sulmuesi francez u bë golashënuesi më i ri në historinë e skuadrës gjermane në Bundesligë. Ai shënoi golin e tij të parë në kampionatin elitar gjerman kur ishte 17 vjeç, 4 muaj e 17 ditë (është lindur më 27 prill 2005). Me fanellën bavareze kishte shënuar fillimisht në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, kundër Viktoria Köln.

Kundër Shtutgartit, Tel, i cili ka nënshkruar me Bayernin deri në qershor 2027, luajti për herë të parë titullar, duke u rreshtuar në të djathtë. Trajneri Nagelsman e ka grumbulluar në shtatë ndeshje në të gjitha garat (një e humbi për shkak të lëndimit) dhe i ka dhënë minuta në katër prej tyre. Në Champions League, kundër Interit, ishte në pankinë.

Bayern po fërkon duart me këtë zbulim të ri, që sezonin e kaluar luajti në 10 ndeshje te Rennes, në Francë. Ka shpenzuar plot 30 milionë euro (me gjithë bonuset), për ta bërë futbollistin më të shtrenjtë francez në moshë kaq të re.

Tel është një nga pretendentët për Golden Boy, trofe për të cilin aspirojnë emra të tillë si: Pedri, Balde, Gavi, Ansu Fati, Nico González, Nico Williams, Camavinga, Yunus Musah, Musiala dhe Gravenberch.

Related Articles

Back to top button
Close
Close