
Robert Lewandowski mund të largohet nga Bayern Munichu. Mediat angleze kanë raportuar se sulmuesi polak është në kërkim të një aventure të re.
Forma e mirë e 32-vjeçarit ka bërë që shumë klubet të interesohen për të.
Barcelona, Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë ekipet që po kërkojnë t’i sigurojnë shërbimet e Lewandowskit.
Krerët e klubit të Barcelonës thuhet se kanë pasur kontakte me lojtarin për të parë situatën e tij te “bavarezët”.
Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023. Ai këtë edicion ka shkëlqyer ku në 39 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 47 gola dhe ka bërë nëntë asistime.



