BotaLajmeTopLajm

Lëvizje në Shtëpinë e Bardhë, delegacionet largohen nga zyrat e NSC’së, kalojnë te hapësirat e Presidentit

Këshilltari i Presidentit të SHBA’së për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, përmes një shkrimi në postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka treguar se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, kanë zhvilluar takim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC). Mirëpo, delegacionet e kryeministrit kosovar Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kanë kaluar tashmë në pjesë tjera të Shtëpisë së Bardhë.

Gazeta Express merr vesh nga burimet e veta se delegacionet Kosovës dhe Serbisë aktualisht janë duke zhvilluar takime në Shtëpinë e Bardhë. Kujtojmë se Këshilli i Sigurisë Kombëtare është gjithashtu pjesë e Shtëpisë së Bardhë, mirëpo delegacionet tash kanë lëvizur në ‘territorin’ e presidentit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close