LajmeMaqedoniTopLajm

RMV, Qeveria i dha leje Postës për nisjen e bisedimeve për bashkëpunim me një bankë tjetër

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e dytë e miratoi pëlqimin që ShA “Posta e Maqedonisë së Veriut” të fillojë bisedimet për bashkëpunim me një bankë tjetër, pas falimentimit të bankës “Eurostandard”.

“Qeveria e RMV-së i dha pëlqim SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”-Shkup, për fillimin e procedurave për bisedime me qëllim lidhjen e Marreveshjes së re  për bashkëpunim me ndonjë bankë nga terrotiroti I RMV-së, përmes së cilës do të kryen shërbime të qarkullimit të pagesave”, njoftojnë nga Qeveria.

Ndryshe, Boro Veligdenov, kryetari i Sindikatës së Postës së Maqedonisë vlerësoi se gjendja momentale në Postën e Maqedonisë, pas falimentimit të bankës “Eurostandard”, është një kërcënim për të punësuarit aty. Ai sqaroi se mosfunksionimi i 330 njësive postare të Postës së Maqedonisë dhe gjendja “status quo” me mosfunksionimin e xhiros pagesore përbën kërcënim të drejtpërdrejtë të 2300 të punësuarve dhe familjet e tyre.

Gjatë javës, Ejup Rustemidrejtori i Postës në Maqedoninë e Veriut raportoi se tash në postë ka 110 milionë denarë më pak të hyra në muaj, ndërsa numri i transaksioneve tani është zero, derisa më herët janë kryer deri në 80 mijë gjatë ditës. Arsye për këtë problem llogaritet falimentimi i bankës “Eurostandard”.

Ndërkohë, Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar takim me disa qytetarë të dëmtuar nga falimentimi i bankës “Eurostandard”.

Ndryshe, Trifun Kostovski, si aksionar i Eurostandard bankës, përmes thirrjes publike u bën thirrje të gjitha partive politike, të gjitha institucioneve, të gjitha organizatave qeveritare, joqeveritare dhe fetare, të japin mbështetje që Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ta tërheqë vendimin për falimentim të  Eurostandard bankës dhe ta kthejë në gjendjen e mëparshme. Banka Popullore ka reaguar ndaj kërkesës së Kostovskit, i cili kërkoi ndihmë nga të gjithë që Banka Popullore të mos vendos për falimentimin e bankës “Eurostandard”.

Më herët Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer. Deri më 31 korrik të këtij vitit, raportohet se shuma e përgjithshme e depozitave të individëve që kursenin në Eurostandard Bank arrin deri në 4.4 miliardë denarë ose 71.5 milion euro.

Related Articles

Back to top button
Close
Close