LajmeRajonTopLajm

Exluzive: Arihet marveshja Kosovë Serbi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u deklarua shkurtimisht para mediave pas takimit të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në Washington në mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Ai tha se nesër do të dalin publikisht me marrëveshjen e dakorduar me palën serbe.

“Marrëveshje të papranueshme për Kosovën asnjëherë s’kanë ardhur dhe s’do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Kemi bërë progres të madh në bashkëpunimin ekonomik dhe jemi një hap më afër përmbylljes së çështjes. Për çdo gjë që flasim me Serbinë është njohja. Sot kemi bërë hap të madh drejt përafrimit”, tha Hoti.

Kur u pyet për çështjen e kufijve nëse është diskutuar në takimin e sotëm në Washington, Hoti tha: “As nuk është shtruar e as s’do të shtrohet ndonjëherë”.

“Jemi brenda parimeve si qeveri. Nesër do të shihni marrëveshje. Kështu është dakordimi. Kemi bërë hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale me Serbinë”, ka thënë Hoti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close