LajmeRajon

Lëshohen në hapësirë dy satelitë të Shqipërisë, Rama publikon pamjet: U tha, u bë

Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 janë lëshuar në hapësirë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili edhe publikoi video nga momenti kur u bë lansimi i tyre, nga baza e Cape Canaveral në Florida, SHBA, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas Ramës, kjo do mundësojë administrimin dhe mbrojtjen e territorit të Shqipërisë nga lart.

“Nga sot Shqipëria ka më shumë aftësi të teknologjisë së lartë për të kontrolluar, mbrojtur e administruar territorin, duke siguruar në kohë reale të dhëna të rëndësishme në një sërë aspektesh kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Rama. /Reporteri.net/.

Related Articles

Back to top button
Close
Close