LajmeMaqedoniTopLajm

Lëivzja Besa mbështesim grevën, Besimi e Shaqiri të harmonizojnë qëndrimet

Lëvizja Besa përmes një njoftimi ka theksuar se mbështet vazhdimin e grevës së mësimdhënësve ndërsa ka kërkuar nga ministri i financave Fatmir Besimi dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës që të harmonizojnë qëndrimet dhe të mos gënjejnë opinionin dhe mësimdhënësit shrkuan TOP24.

Njoftimi i plotë i Lëvizjes Besa

BDI-ja me metodat e saja të ulta po gënjen çdo ditë e më shumë qytetarët. BDI gënjeu përsëri se “gjoja” kanë arritur marrëveshje që mësimi të fillojë të hënën. Edhe pse përmes komunikatës partiake e paralajmëruan ditë më parë një gjë të tillë, por kjo nuk ndodhi. Tentativa e sotshme për të arritur marrëveshje mes Qeverisë dhe SASHK-ut, ishte e pa suksesshme, duke mos i pranuar kërkesat e mësimdhënësve nga ana e Qeverisë.

Me këto veprime, BDI mundohet t’ju bëj presion të punësuarve në arsim. Mirë është që brenda këtij subjekti të harmonizohen qëndrimet, ministri i financave nga radhët e tyre deklarojë se nuk do të ketë rritje të pagave, ministri i arsimit po nga kjo parti duket se nuk ka ide për të menaxhuar me situatën ndërsa qëndrimi i BDI-së ishte se “mësimi do të fillojë”, në këtë rast kemi tre palë që mashtrojnë ndërsa janë nga e njejta parti, prandaj edhe vazhdimi i grevës nga ana e SASHK është vendim i duhur dhe ka mbështetjen e plotë të Lëvizjes BESA.

Me respekt,

Zyra për Informim

Lëvizja BESA

Related Articles

Back to top button
Close
Close