BotaLajmeTopLajm

Lehtësohen disa masa në Gjermani, por zgjatet izolimi

Gjermania do të zgjat izolimin edhe për tri javë deri më 28 mars, por duke lehtësuar disa kufizime për të lejuar dyqanet jo-thelbësore dhe bizneset e tjera të rihapen në zona me norma relativisht të ulëta të infeksionit. Pas rreth nëntë orë bisedimesh, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 landeve ranë dakord të mërkurën për masa që synojnë parandalimin rritje së rasteve të reja, transmeton rtv21.tv. Merkel u zotua se “pranvera 2021 do të jetë ndryshe nga pranvera e një viti më parë”. Qendra e kontrollit të sëmundjes tha të mërkurën se 9,019 raste të reja me koronavirus u raportuan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar gjithsej deri më tani në 2.46 milionë raste. Kishte edhe 418 vdekje të tjera duke rritur numrin e vdekjeve në Gjermani në 70,881. Merkel dhe guvernatorët do të bisedojnë përsëri në 22 mars për të diskutuar hapat e mëtejshëm të mundshëm drejt hapjes së jetës publike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close