LajmeSport

Lamtumirë boks: Pacuiqao “VAR DOREZAT”

“Teksa var dorezat në gozhdë, dua të falënderoj gjithë botën, vecanërisht popullin filipinas që ka mbështetur Manny Pacquiao-n.

 

Sapo dëgjova gongun e fundit”. – Me një video në Tëitter, Manny Pacquiao lajmëroi tërheqjen nga boksi për tju dedikuar karrierës politike, pasi është kandiduar për presidencën në Filipinë. Senator që nga 2016, boksieri mbyll 26 vite karrierë me 72 duele, me një bilanc prej 62 fitoresh (39 me K.O), 8 humbje dhe 2 barazime. Ka fituar 12 tituj botërorë teksa në komunikimin e tij shprehet, “Të gjithë tifozëve të mëdhenj dhe sportit më të bukur në botë I them faleminderit! Ju faleminderit të gjithëve për këto kujtime të mrekullueshme. Ky është vendimi më I vështirë që kam marrë ndonjëherë, por jam në paqe. Ndiq ëndërrat e tya, puno shumë dhe shiko se cfarë do të ndodhë.

 

Lamtumirë boks”. Pacquiao kishte lënë të kuptohej tërheqjen pak kohë më parë. Një vendim që pritej pasi në shtetor deklaroi se do të kandidonte për president të Filipinës në zgjedhjet që do të mbahen në maj të 2022. Pacquiao akuzoi adminstratën e presidentit Rodrigo Duterte se kishte rënduar korrupsionin në Filipinë, premtoi se do të luftonte varfërinë dhe paralajmëroi politikanët e korruptuar se shumë shpejt do të përfundojnë në burg. Pacquiao është I vetmi boksier në histori që ka fituar tituj në 8 pesha të ndryshme dhe ka nderuar vendin e tij të Azisë Juglindore, ku është I njohur dhe me etiketimet “Pacman”, “Kampion I njerëzve” dhe “grushti kombëtar”. Pasi la shtëpinë e tij në jug të Filipinës, që adoleshent për tu nisur me një anije për në Manila, bëri debutimin në boksin profesionist në 1995 kur ishte 16 vjec, duke luftuar për të dalë nga varfëria absolute dhe për tu bërë një nga atletët më të paguar në botë.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close