LajmeMaqedoni

MPB-ja bullgare i dorëzon notë proteste shefit të ambasadës maqedonase në Sofje

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Bullgarisë, i ka dorëzuar një notë proteste shefit të përkohshëm të ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vlladimir Krstevki, përshkak një zëvendësimi të një monumenti bullgar të vendosur në territorin e fqinjit jugperëndimor, njoftojnë kështu nga MPB-ja bullgare.

Në takimin e sotëm në Ministri, drejtoresha e drejtorisë për Evropë Juglindore, Vanja Andreeva e ka njfotuar u.d shefin e ambasadës së Maqedonisë se diplomacia bullgare në Shkup ka zbuluar se në oborrin e kishës në fhsatin Klepaç të Prilepit, është zëvendësuar busti në nder të vojvodës Velko Skoçivirçeto dhe tetë gjeneralët e tij të cilët kanë rënë në betejën me trupat osmanlike në vitin 1904.

Gjithashtu, është zbuluar se është zëvendësuar mbishkrimi orgjinal i gjuhës bullgare. Janë larguar gjithashtu dhe pjesë nga teksti autentik dhe disa nga emrat e luftëtarëve të vrarë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close