
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.
“Në prag të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel, kam pasur takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të përgatitur diskutimet e së nesërmes”, ka shkruar Lajçak ë Twitter.
Kryeministri Kurti është takuar në mbrëmjen e së mërkurës edhe me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ndërkaq nesër do të takohet me presidentin serb, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.



