BotaLajme

“Ky nuk është zj’arr, ky është ferr”, stuhia e zja’rrit kaploi rreth 5 mijë objekte në Los Anxhelos, ka edhe vik’tima

Këto nuk janë pamje nga ndonjë luftë. Ky është Pacific Palasedes, Los Anxhelos, Kaliforni, apo më saktësisht ajo që ka mbetur pas zjarrit të madh.

Sipas informacioneve të fundit, zjarri që ka kapluar disa pika të Los Anxhelosit, ka shkatërruar më shumë se 5.000 objekte, ndërsa kanë humbur jetë së paku 10 persona. Dhjetëra mijë persona nga rajonet e ndryshme morën urdhër për evakuim, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë luftën me stuhinë e zjarrit.

Në Altadena, një familje është kthyer në shtëpinë e tyre të shkatërruar, një ditë pasi “live” në televizion e panë të shkrumbohet nga flakët.

Brixhit Berg nga shtëpia e shkatërruar ka arritur që të nxjerrë disa sende.

“Pacific Palasedes” është lagje elitare. Nën kodër, ku gjendet shenja e njohur e Holiwood-it, jetojnë shumë yje filmash por edhe figura të njohura amerikane. Një pjesë e tyre mbetën pa shtëpi.

Edhe pse një pjesë e zjarreve janë lokalizuar dhe janë vendosur nën kontroll, ende rreziku nuk ka kaluar, ndërsa dëmet janë tepër të mëdha.

Erërat e forta që i dhanë vrull zjarrit dhe shkaktuan evakuim kaotik, deri diku janë qetësuar. Kjo mund të jep mundësi që zjarrfikësit të arrijnë progres në vendosjen nën kontroll të zjarreve që shpërthyen mbrëmjen e së mërkurës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close