BotaLajme

Ky është gabimi fatal që çoi në masakrën më të madhe të ushtarëve rusë në vijën e frontit

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se numri i të vdekurve në Makiivka ishte 89 dhe fajësoi ushtarët e saj dhe përdorimin e telefonave celularë për një nga sulmet më vdekjeprurëse nga ushtria ukrainase.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, “përdorimi i paligjshëm i celularëve” nga ushtarët rusë është përgjegjës për sulmin vdekjeprurës nga ushtria ukrainase.

“Tashmë është bërë e qartë se shkaku kryesor i ngjarjes tragjike është shkelja e ndalimit dhe aktivizimi dhe përdorimi masiv i celularëve personalë të personelit ushtarak brenda rrezes së mjeteve luftarake të armikut. Kjo i mundësoi armikut të lokalizojë, të përcaktojë drejtimin dhe koordinatat e ushtarëve për të kryer sulmet e tyre me raketa”, tha mbrëmë gjenerallejtënant Sergej Sevryukov, Zëvendës Shefi i Parë i Departamentit Kryesor Ushtarak-Politik të Forcave të Armatosura Ruse.

Ai shtoi se po merren masat e nevojshme për të shmangur incidente të tilla tragjike në të ardhmen.

Gjithashtu, ministria ruse njoftoi një numër të ri viktimash – 89. Numri i mëparshëm i të vdekurve që pala ruse pranoi ishte 63 të vdekur.

Megjithatë, burimet ukrainase thonë se viktimat janë shumë më të larta. “Pravda” ukrainase publikoi një raport duke pretenduar se rreth 400 ushtarë rusë u vranë.

Zemërimi në Rusi për shkak të rezultateve të dobëta në front

Sipas Guardian njoftimi i ministrisë ruse erdhi si përgjigje ndaj zemërimit në rritje midis komentuesve ushtarakë rusë.

Pjesa më e madhe e zemërimit në mediat sociale i është drejtuar komandantëve ushtarakë dhe jo presidentit rus Vladimir Putin, i cili nuk e ka komentuar publikisht sulmin në Makiivka, një nga goditjet më të mëdha për ushtrinë ruse pas tërheqjeve të mëdha nga fusha e betejës në muajt e fundit.

Kujtojmë se natën mes 1 dhe 2 janarit, ushtria ukrainase sulmoi pikën e përkohshme të vendosjes së ushtrisë ruse në qytetin Makiivka në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donjeckut (DNR).

Administrata e emëruar nga Moska e Donetsk Oblast tha se të paktën 25 raketa u hodhën në rajon gjatë natës. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass citoi një zyrtar lokal të emëruar nga Moska të thoshte se të paktën 15 persona u plagosën në Makiivka, në një seri bombardimesh nga sistemi HIMARS.

Related Articles

Back to top button
Close
Close