
Ndeshja kthyese kundër KV Borec, përfundon në disfavor të KV Shkëndija me rezultat 3-2 në sete.
Rezultati mbeti nën hije të pritjes jo sportive të publikut vendas me skandime dhe sulme ndaj lojtarëve tanë që solli rrëmujë në sallën Park në Veles.
Si pasojë e kësaj lojtarët dhe stafi teknik momentalisht jane thirur në pyetje në zyrat e SPB Veles.
Detajet rreth ndeshjes së 3, që do të luhet ditën e Enjte në Tetovë dhe vendimtare për kualifikim në finalen e play off, do ti ndajmë në ditët në vijim.



