LajmeMaqedoniTopLajm

Kuvendi për të katërtën ditë do të debatojë për ribalansin e Buxhetit

Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 20-të në kuadër të së cilës për të katërtën ditë do të debatojë për Propozim plotësimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit shtetëror për vitin 2020, gjegjësisht ribalansin e dytë për sivjet, i cili sipas autoriteteve është i nevojshëm për përballje me valën e dytë të pandemisë me Kovid-19 dhe për efektuimin e pakos së katër të masave antikrizë në vlerë prej 470 milionë eurove.

Në debatin e deritanishëm, deputetët nga partia qeveritare porositën se ulja e investimeve kapitale me ribalansin është me qëllim të vetëm që të mundësojë të paguhen mjetet për ata të cilëve u nevojiten që të përballen me pasojat nga koornavirusi, ndërsa për opozitën sjellja e ribalansit të dytë sivjet ka të bëjë me punën jopraktike të pushtetit.

Me ribalansin sigurohen mjete për realizimin e pakos së katërt të masave antikrizë e cila përmban masa gjithëpërfshirëse për ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë. Me të, sipas parashikimeve, duhet të shpëtohen 83.000 vende të punës përmes pagesës së pagave për tetorin, nëntorin dhe dhjetorin në vlerë prej 14.500 deri në 21.776 denarëve në muaj. Përveç kësaj, rreth 283.000 qytetarë duhet të marrin kartela pagesore nga 6.000 denarë për përforcimin e fuqisë blerëse dhe konsumit privat. Për kompanitë, megjithatë, të prekura nga kriza, janë dedikuar dhjetëra masa si grante, kredi pa interes, garanci shtetërore dhe doganore dhe lehtësime tatimore.

Me ribalansin të ardhurat e përgjithshme në Buxhet janë planifikuar në nivel prej 196,3 miliardë denarë, shpenzimet e përgjithshme në 252,8 miliardë denarë ose për 5,5 për qind më shumë në krahasim me Buxhetin inicues për vitin 2020, ndërsa deficiti është pozicionuar në 56,5 miliardë denarë, gjegjësisht 8,5 për qind nga BPV-ja. Shpenzimet kapitale janë plaanifikuar në nivel prej 19,1 miliardë dinarë ose për 0,5 miliardë denarë më të ulëta lidhur me planin për vitin 2020.

Related Articles

Back to top button
Close
Close