
Mushkolaj në Facebook ka thënë se pavarësisht situatës me pandeminë dhe ekonominë, për Qeverinë Kurti është me e rëndësishme a do të fitojë Boiken Abazi në Shqipëri.
Njohësi i çështjeve politike tutje ka shtuar se pasi e rregulluan Kosovën, tash LVV-së i ka mbetur që ta “ndreqë është Shqipërinë”.
“Nuk është me rëndësi pandemia, as ekonomia, më me rëndësi është a po fiton Boikeni n’Shqipëri a jo. E ndreqën Kosovën, tash edhe Shqipëria iu ka mbetë keq”, ka thënë ai.



