LajmeRajonSport

Kurti për Klan Kosova: Nëse Kosova vazhdon të luajë kështu, do na duhet një stadium më i madh (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili e ka ndjekur nga stadiumi “Fadil Vokrri”, ndeshjen mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut ku Kosova triumfoi me rezultat 3:2, tha që nëse lojtarët e Kosovës do vazhdojnë të luajnë kështu, do të na duhet një stadium më i madh.

Kurti në një intervistë të dhënë pas ndeshjes ekskluzivisht për Klan Kosova, tha që ka kohë që nuk kemi shijuar një fitore kaq të këndshme.

“Mund të themi që përveç se nuk kemi parë moti ndeshje më të bukur, edhe nuk kemi shijuar moti një fitore kaq të këndshme. Nuk është i mjaftueshëm kapaciteti i këtij stadiumi dhe nëse vazhdojnë kështu të luajnë me siguri që do të na duhet një stadium shumë më i madh”.

“Por, gjithashtu do kisha theksuar që loja e sotme ka treguar që Kosova ka një ekip të jashtëzakonshëm i cili nuk duhet të kënaqet më me pjesëmarrje, por do të korrë gjithnjë e më shumë fitore”, tha tutje Kurti.

Duke i bërë një analizë ndeshjes, Kurti tha që Kosova pati një precizitet të lartë pasimesh.

“Nuk kam parë ndonjëherë Kosova të ketë kaq lojë ekipore sikurse sonte dhe ajo çka më ka bërë më së shumti përshtypje janë pasimet precize. Pasimet e këtilla precize, bëjnë që të gjithë ne ta rishikojmë këtë lojë. Rrallë më ndodh që të kem mall ta rishikoj një lojë, por kjo lojë është e tillë”.

“Nuk dua ta veçoj asnjërin prej futbollistëve, pasi kurrë nuk ka qenë ekipi më i mirë sesa sonte dhe u jam falënderues për këto dy orë të jashtëzakonshme që ia kanë kushtuar popullit mbarë. Një lojë e këtillë nuk është parë shumë moti”, tha Kurti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close