LajmeRajonTopLajm

A ju kujtohen paradat e marshet e krenarisë? Pacolli publikon fotografi të UÇK-së

Pacolli publikon fotografi të UÇK’së: A ju kujtohen paradat e marshet e krenarisë?

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, fotografi ku shfaqen ish-ushtarë të UÇK-së gjatë kohës së luftës.

Pamjet e tilla thotë se janë krenaria e Kosovës.

“A ju kujtohen PARADAT DHE MARSHET E KRENARISË?”, pyeti Pacolli .

Ndërkohë, sot në kryeqytet është mbajtur Parada e Krenarisë në përkrahje të të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ në Kosovë.

Në këtë ngjarje nuk morën pjesë udhëheqësit e institucioneve më të larta të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, pavarësisht se organizatorët u kishin dërguar ftesa.

Parada e Krenarisë u mbajt në kuadër të Javës së Krenarisë, që nisi më 6 qershor në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku mori pjesë edhe presidentja Osmani.

© SYRI.ne

Related Articles

Back to top button
Close
Close