LajmeSport

Liga e Kombeve/ Portugalia triumfon ndaj Çekisë, Spanja siguron fitoren e parë

Portugalia vijon të bëjë mirë në Ligën e Kombeve, teksa mbrëmjen e sotme ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Republikës Çeke dhe ia ka dalë të ruajë vendin e parë në Grupin 2 të Ligës A.

Joao Cancelo dhe Goncalo Guedes kanë shënuar për luzitanët në minutat 33’ dhe 38’, të dy pas asisteve të Bernardo Silvës, duke siguruar një tjetër 3-pikësh, në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo luajti titullar, por koleksionoi vetëm një karton të verdhë.

Gjen fitoren e parë në grup Spanja, që ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Zvicrës. Pablo Sarabia shënoi golin me vlerë 3-pikëshe për spanjollët, që treguan sërish se kanë probleme në finalizim, pasi shpërdoruan jo pak edhe në transfertën zvicerane.

Nga ana tjetër helvetët nuk arritën të bëjnë asgjë për të shmangur humbjen e tretë në po kaq ndeshje të Ligës së Kombeve, duke konfirmuar se nuk po kalojnë një moment të mirë.

Në Ligën B. Norvegjia nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola ndaj Sllovenisë në shtëpi, ndërsa Serbia mori një 3-pikësh të rëndësishëm falë suksesit 0-1 në transfertën ndaj Suedisë, teksa golin e vetëm e shënoi sulmuesi i Realit të Madridit, Luka Jovic.

Rezultatet:

Image

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close