
Kryeministri i Kosovës po mer pjesë në Forumin Ekonomik Botërorë që po mbahet në Davos ku ka takuar Kryeministrin e Lituanisë Gintautas Paluckas për të thelluar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimin dypalësh, e me investitorë potencialë e strategjikë për mundësitë e rritjes së investimeve në sektorin e energjisë, shkruan Top24
Në Davos, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror si dhe në Shtëpinë e Kosovës, patëm bisedime e shkëmbime të frytshme me: Kryeministrin e Lituanisë Gintautas Paluckas për të thelluar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimin dypalësh, e me investitorë potencialë e strategjikë për mundësitë e rritjes së investimeve në sektorin e energjisë.
Dita e parë e qëndrimit në Zvicër u përmbyll me darkën e hapjes së Forumit Ekonomik Botëror, e nesër vijojmë mes tjerash edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s.



