LajmeMaqedoniTopLajm

Kufiri Llojan-Miratoc , në Beograd nënshkruhet protokolli për vendkalimin kufitar

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, zhvilloi takim në Beograd me kolegun e tij serb, Bratisllav Gashiq me rastin e nënshkrimit të Protokollit për mënyrën e kryerjes së kontrollit kufitar në pikën e përbashkët kufitare Llojan-Miratoc, përcjell TV21. Gashiq dhe Spasovski theksuan se shërbimet kufitare të dy vendeve tradicionalisht kanë bashkëpunuar mirë dhe se Protokolli i nënshkruar do të kontribuojë në rregullimin e detajuar të mënyrës së kontrollit kufitar në këtë vendkalim të përbashkët dhe se bashkëpunimi do të përforcohet duke u bërë më efikas.

Ky vendkalim kufitar do të shkurtojë udhëtimin e banorëve nga vendet përreth, të cilët, pavarësisht afërsisë territoriale, për momentin janë të detyruar të udhëtojnë dhjetëra kilometra deri te pikat kufitare ekzistuese për të arritur tek të afërmit e tyre në anën tjetër të kufirit. Marrëveshja për pikën kufitare Llojan-Miratoc është nënshkruar në dhjetor të vitit 2019 ndërsa Protokolli i sotëm ishte gati të harmonizohej, në mënyrë që më pas të ndërmerren aktivitete konkrete për hapjen e kësaj pike kufitare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close