LajmeMaqedoniTopLajm

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut po përgatitet për fillimin e suksesshëm të berzës vendore të energjisë elektrike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot realizoi takim me përfaqësues të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, me fokus energjetikën.

Në takim siç njoftojnë nga qeveria, u shkëmbyen mendime për planet për fillimin e berzës nacionale të energjisë elektrike-MEMO, si dhe parakushtet e nevojshme për funksionimin e tij.

“Njëkohësisht u theksua se krijimi i MEMO-s është një hap drejt lidhjes së tregut vendor me atë fqinj, i cili do të jetë pjesë e tregut evropian. Kryeministri Kovaçevski, në takim, theksoi se legjislacioni i Maqedonisë së Veriut është përshtatur me legjislacionin e BE-së, që krijoi parakushte për fillimin e berzës maqedonase për energji elektrike”.

“Në këtë drejtim, ai shtoi se Qeveria mbështet përpjekjet për të sjellë zgjidhje të qëndrueshme në fushën e energjetikës. Xheri Dibëll, përfaqësues i Zyrës së USAID-it në vend, theksoi se USAID-i i ofron mbështetje të vazhdueshme Maqedonisë së Veriut në fushën e proceseve reformuese në sektorin energjetik, duke përfshirë përpjekjet drejt integrimit të mëtejshëm në tregun rajonal dhe evropian të energjetikës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se “berza e energjisë elektrike është një praktikë në të gjithë Evropën, si dhe në mbarë botën”.

“E njëjta duhet të mundësojë një çmim transparent për një megavat orë energji elektrike për çdo orë gjatë ditës dhe natës, si dhe të blihet dhe të shitet energjia elektrike me çmime publike transparente që krijohen vetëm dhe ekskluzivisht nga oferta dhe kërkesa për energji elektrike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close