
Kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se nga financimi amerikan kanë mundësi të përkrahen disa prej projekteve në Kosovë. Ai ka, përmendur Brezovizën, projektin “Borea-s”, fabrikën e Baterive e të tjerë sektorë.
Sipas Rukiqit, i cili nënshkroi dje në Beograd marrëveshje me odën ekonomike të Serbisë, Kosovës tani i mbetet vetëm t’i zhvillojë projektet.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Sektorët dhe projektet me mundësi të përfitimit të financimit amerikan:
– Brezovica
– Rugova (Borea)
– Fabrika e baterive
– Termocentrali me LNG (Gas Natyror)
– Industria e përpunimit të ushqimit
– Qendra e logjistikes
– IT (për global supply chains)
– Përpunimi i plumbit
– Sektori automativ
– Teknologjitë 5G, etj
Mundësitë janë, neve na mbete të zhvillojmë projekte të mira dhe fizibile.