
Nxënësve shqiptarë në komunën e Velesit u është mohuar e drejta për mësim në gjuhën amtare dhe si pasoj e kësaj sot kanë reaguar partitë shqiptare ndërsa kjo ngjarje ka vënë në lëvizje edhe ministrinë e arsimit dhe shkncës ku ministri Shaqiri përmes një postimi njoftoi se problemi është zgjidhur, shkruan Top24
Por kryetar i komunës së Velesit është Marko Kolev nga radhët e VMRO-DPMNE-së parti e cila po ashtu edhe në disa komuna të tjera madje edhe në komunat brenda qytetit të Shkupi po udhëheq një kampanjë defirencimi të kuadrove shqiptare dhe duke ngritur iniciativa të ndryshme antishqiptare.
Ndryshe disa parti shqiptare nga blloku opozitar janë në koalicion të heshtur dhe në koordinim të aktiviteteve me VMRO-DPMNE por edhe pas kësaj nuk dihet nëse këto parti do të distancohen nga VMRO-DPMNE.



