
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu krahas problemeve me strukturën partiake në degën që drejton ai ka filluar edhe të bastardoj gjuhën shqipe në komunikimin publik përmes profilit të tij zyrtarë në FB. Në njërin nga postimet në faqen e tij ku njofton për blerjen e një kamioni për mbeturina në postim vërehen gabime drejtëshrkimore sidhe gabime në radhitjen e fjalëve në fjali që për një postim.TOP24
Postimi i plotë në FB
Të nderuar qytetarë të Komunës së Bogovinës, ashtu siç ju premtova para disa ditëve se Komuna jonë do të furnizohet edhe me një automjet për bartjen e mbeturinave, ja që sot edhe atë e kemi në dispozicion për punë.
Kur erdhëm ne në komunë ndërmarjen e gjetëm vet(e)m me një automjet dhe një tjetër në defekt, prandaj edhe kemi pasur ngecje(ve) në bartjen e mbeturinave, kurse tani gëzojmë tre automjete dhe shpresojmë që ky problem të mos na shfaqet në të ardhmen.




