EkonomiLajme

Kryetari i ardhshëm i New Yorkut dëshiron të paguhet me bitcoin

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, planifikon të konvertojë pagat e tij të para në Bitcoin, pasi ai u zotua të enjten për ta bërë qytetin më mikpritës ndaj kriptovalutave.

Adams njoftoi në një postim në Twitter se do të merrte tre pagat e para në Bitcoin kur të bëhej kryetar bashkie, transmeton rtv21.tv.

Zëdhënësi i fushatës së Adams, Evan Thies më vonë sqaroi se kryebashkiaku i zgjedhur do ta konvertonte pagën e tij në Bitcoin përmes një shkëmbimi. Qytetit i mungon një mekanizëm për të nxjerrë paga në çdo gjë tjetër përveç dollarëve amerikanë.

Njoftimi ishte një deklaratë e qartë e mbështetjes politike për kriptovalutat dhe pason vërejtjet që Adams bëri këtë javë duke treguar se ai dëshiron të tërheqë më shumë vende pune në kripto në New York dhe ndoshta të krijojë një monedhë digjitale për qytetin.

Dëshira e Adams për t’u paguar drejtpërdrejt në Bitcoin nxori në pah një sërë shqetësimesh praktike rreth monedhës digjitale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close