BotaLajme

Diplomati rus gjendet i vdekur në Berlin

Një diplomat rus u gjet i vdekur pranë ambasadës shtetërore në Berlin, njoftoi policia.

Policia e gjeti trupin në orën 7:20 të mëngjesit të së premtes.

Sipas raportimeve, burri ra nga kati i sipërm i ambasadës në Behrenstrasse. Ambasada ndodhet në lagjen Mitte të qytetit.

Identiteti i burrit nuk është zbuluar, por gazeta gjermane derspiegel raporton se 35-vjeçari ishte sekretar i dytë i ambasadës në Berlin që nga vera e vitit 2019.

Ndryshe, raportohet se ambasada ruse nuk ka rënë dakord për një autopsi të trupit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close