
Pas nisjes së marshimit masiv, pamjet e filmuara me dron tregojnë më së miri përmasat e vërteta të kësaj proteste në ditën e saj të 22-të. Bulevardi kryesor “Dëshmorët e Kombit” është tejmbushur plotësisht nga një lumë njerëzish që shtrihet në një gjatësi kilometrike.
Nga lartësia shihet qartë se si qytetarët e shumtë me flamuj kombëtarë në duar, kanë bllokuar të dyja korsitë e bulevardit, duke krijuar një pamje mbresëlënëse që dëshmon pjesëmarrjen masive në këtë marshim.
Turma po vijon lëvizjen e saj pranë qendrës së kryeqytetit me thirrje të pandërprera, ndërsa pamjet me dron konfirmojnë se ky është një prej grumbullimeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë.



