LajmeRajon

Kryediplomatja shqiptare u reagon SHBA e BE: Barrikadat nuk janë mjet paqësor

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar ndaj deklaratës së përbashkët të ShBA’së e BE’së, ku barrikadat e vendosura në veri u cilësuan si “protestë paqësore”.

Në reagimin e saj, ministrja Xhaçka kundërshtoi përkufizimin e dhënë, derisa tha se barrikadat nuk janë mjet paqësor i protestës, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Na vjen keq, nuk jemi dakord! Barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore! Nëse do të ishte kështu, atëherë do të duhej të rishikoheshin shumë nocione themelore të qytetërimit tonë për bashkëjetesën paqësore mes njerëzve, komuniteteve, partive, kombeve. Me pasoja dramatike. Nuk është një ide e mirë, fare”, shkroi ministrja në Twitter.

 

BE-ShBA u shprehën se mirëpresin garancitë nga lidershipi i Kosovës se nuk kanë lista arrestimi ose përndjekje të qytetarëve serbë të Kosovën të cilët kanë qenë të përfshirë në, siç thanë ata, “protesta/barrikada paqësore”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, barrikadat kaherë i ka quajtur të natyrës jo civile, por të kriminelëve të armatosur.

“Ata që i kanë vendosur barrikadat janë vendosur edhe vetë në barrikada. Madje, me armatim, nuk janë këto barrikada civile”, është shprehur kryeministri. /Reporteri

Related Articles

Back to top button
Close
Close