BotaLajme

Lufta në Ukrainë/ Bombardimet ruse nuk kursyen civilët, OKB: Të paktën 6,884 të vrarë

OKB-ja ka publikuar një bilanc të viktimave civilë të luftës, ku deri më tani raportohet për 6,884 ukrainas të vrarë.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) zbuloi se shifrat janë bazuar që nga nisja e luftës më 24 shkurt e deri më 26 dhjetor.

Në numrin e viktimave bëjnë pjesë 429 fëmijë, ndërsa pjesa tjetër janë të moshave të ndryshme.

Sipas tyre kjo shifër mendohet të jetë relativisht më e lartë. Njëkohësisht u raportua edhe për 11 mijë persona të plagosur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close