Thiago Motta ka konfirmuar se Francisco Conceicao nuk do të jetë i gatshëm për shkak të lëndimit për ndeshjen e ardhshme të Juventusit ndaj Hellas Veronas në Serie A.
Conceicao po vuan nga disa shqetësime muskulore në këmbën e djathtë dhe situata e tij do të rivlerësohet gjatë të hënës, por trajneri nuk do të ndërmarrë rreziqe dhe tashmë ka marrë vendim se ai nuk do të luajë.
Reprezentuesi portugez nuk pritet që të mungojë gjatë, por nuk është ende e qartë nëse ai do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Atalantas vikendin e ardhshëm.
Ka tre lojtarë të cilët po mungojnë që një kohë të gjatë dhe ata janë Gleison Bremer, Juan Cabal dhe Arkadiusz Milik.
Së fundmi lëndime pësuan Douglas Luiz, Renato Veiga dhe Nicolo Savona teksa tani atyre iu bashkua edhe Conceicao.
22-vjeçari ka zhvilluar 18 ndeshje këtë sezon në elitën e futbollit italian, ku ka arritur të realizojë tre gola dhe të asistojë në tre të tjerë.



