LajmeShowbiz

Kristi me Luizin kanë kimi bashkë, Olta…!” Flet Robert Aliaj: Të shtunën del Maestro, nuk ka profil

Robert Aliaj ka folur ditën e sotme gjerë e gjatë për eksperiencën e Kristit në “Big Brother”, raportin e tij me Keisin, takimin me Sabianin etj.

Në një intervistë me “Shqipëria Live” ai tha se të shtunën del Maestro teksa vlerësoi raportin Luiz-Kristi. Ja disa nga deklaratat e tij.

A është i hapur për të takuar Sabianin?

“E para, nuk ka një luftë që të jetë shpallur. Por, më duket absurde kjo pyetje sepse po e nisim bisedën nga bishti. Duhet ta kapim nga koka. Ata që e kanë në dorë duhet të bëjnë një hap. Kjo gjë që bëjnë ata aty brenda unë nuk mund të dalë garanci e marrëdhënies së tyre sepse nuk e kam idenë se çfarë ndodh midis tyre. Nuk mund të bëj hapa idiote, e shoh pa vend pyetjen. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të lidhen prindërit para fëmijëve. Këto ndodhnin me mblesëri.”

Si e sheh raportin Kristi-Keisi?

“Është një lojë ku njerëzit mund të bien në dashuri. Është fakt sepse ka ndodhur. Nuk mund të marrim masa ndëshkuese për njerëzit që luajn aty. Është një moment i pastër emocional. Nuk e di në është dashuri, ndoshta do kohën, pjekurinë dhe vendin e duhur.”

Luizi, Kristi apo Armaldo kush del të shtunën?

“Kristi nuk del sepse është një profil shumë i veçantë aty. Del Maestro sepse nuk ka një luftë të argumentuar ose diçka. Ka vetëm përballje episodike. Nuk ka profil”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close