LajmeMaqedoniTopLajm

Kovaçevski: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, na pret një dimër i vështirë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se LSDM-ja dhe koalicioni mbeten në qëndrimin se nuk do të pranojnë takim në të cilin do të flitej për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse siç u shpreh ai vendi dhe e gjithë Evropa janë në një krizë të thellë dhe janë në pritje të një dimri shumë të vështirë.

“Lidhur me takimin që në agjendë ka zgjedhjet e parakohshme, kemi thënë se takim i tillë nuk duhet të mbahet, pasi një kërkesë e tillë vjen në momentin e krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike në Evropë. Para nesh është dimri më i ashpër me të cilin duhet të përballemi”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close